---
title: "Dhimbja në trajtimin paliativ kundër kancerit"
description: "Kujdesi paliativ është një shërbim mjekësor që nuk ka për synim të kurojë apo zgjas jetën e pacientit por të ofrojë rehati, mbështetje psiko-emocionale dhe lehtësim të simptomave që ai po përjeton. Dhimbja në trajtimin paliativ është ankesa kryesore që duhet menaxhuar. Qëllimi i këtij…"
author: "Dr. Kleida Mati"
date: 2023-12-20
updated: 2023-12-26
category: "Jeta gjatë trajtimit"
tags: ["Dhimbja", "Trajtimi paliativ"]
url: https://www.kleidamati.al/blog/dhimbja-ne-trajtimin-paliativ-kunder-kancerit/
language: sq-AL
site: Dr. Kleida Mati
---

# Dhimbja në trajtimin paliativ kundër kancerit

_Kujdesi paliativ është një shërbim mjekësor që nuk ka për synim të kurojë apo zgjas jetën e pacientit por të ofrojë rehati, mbështetje psiko-emocionale dhe lehtësim të simptomave që ai po përjeton. Dhimbja në trajtimin paliativ është ankesa kryesore që duhet menaxhuar. Qëllimi i këtij…_

Kujdesi paliativ është një shërbim mjekësor që nuk ka për synim të kurojë apo zgjas jetën e pacientit por të ofrojë rehati, mbështetje psiko-emocionale dhe lehtësim të simptomave që ai po përjeton. Dhimbja në trajtimin paliativ është ankesa kryesore që duhet menaxhuar. Qëllimi i këtij trajtimi është ai i përmirësimit të cilësisë së jetës së pacientit gjatë kësaj periudhe kaq delikate jo vetëm për të, por edhe për familjarët e tij.

Ndryshe nga keqkuptimet e zakonshme, kujdesi paliativ nuk kufizohet vetëm në kujdesin në fund të jetës; në vend të kësaj, ajo mund të ofrohet në çdo moment gjatë trajtimit kundër kancerit por mbi të gjitha kur sëmundja është metastatike.

## Çfarë është dhimbja?

Shoqata Ndërkombëtare mbi Studimin e Dhimbjes (IASP) e përkufizon dhimbjen si një përjetim i pakëndshëm sensor dhe emocional, i lidhur ose që ngjason me dëmtimin real ose potencial indor.

IASP  e përkufizon dhimbjen kronike nga kanceri si një dhimbje kronike të shkaktuar nga tumori në vetvete ose nga metastazat ose nga trajtimi (dhimbja kronike post-trajtimi për kancer).

**Qëllimi i menaxhimit të dhimbjes nënkupton:**

-   Analgjezinë (qëtësimin e dhimbjes)
-   Përmirësimin e aktiviteteve ditore
-   Minimizimin e efekteve anësore
-   Monitorimin e sjelleve anormale si pasojë e përdorimit të barnave
-   Monitorimin e lidhjes midis dhimbjes dhe humorit të pacientit

## Çfarë është shkalla e pikëzimit NRS?

NRS ose Shkalla Numerike e Dhimbjes është një sistem pikëzimi që përdoret për të ditur shkallën e dhimbjes suaj.

-   **0**: Pa dhimbje ose diskomfort
-   **1 – 2**: Dhimbje e lehtë
-   **3 – 5**: Dhimbje që ndikon në aktivitetin tuaj të përditshëm
-   **6**: Dhimbje që ju shkakton të qëndroni në shtëpi
-   **7 – 9**: Dhimbje që ju detyron në regjim shtrati
-   **10:** Dhimbje tepër e fortë që kërkon asistencë të menjëhershme mjekësore.

**Gjatë vlerësimit të dhimbjes nga mjeku juaj kurues gjatë vizitës do të pyeteni rreth:**

-   Dhimbjes në momentin aktual
-   Dhimbja në qetësi
-   Dhimbja gjatë lëvizjes/aktivitetit fizik
-   Dhimbja më e fortë gjatë javëve/muajve të fundit

Për shkak të kompleksiteti të dhimbjes së lidhur me tumorin dhe simptomave bashkëshoqëruese duhet të parashikoni nevojat për suport dhe informimin e pacientit si edhe të familjarëve.  Vlerësimi i nevojës për suport për secilin pacient është thelbësor për të kuptuar sa më mirë dhimbjen e simptomat e tij.

## Si menaxhohet dhimbja?

Pasi mjeku juaj të bëj një vlerësim të shkallës së intestitetit të dhimbjes, hapi pasues është klasifikimi i dhimbjes në:

**Dhimbje e lidhur me emergjenca onkologjike si:**

-   Frakturë kockore ose mundësi për frakturë në kocka që mbajnë peshën trupore
-   Obstruksion (bllokim) ose perforim i organeve – abdomen akut

**Dhimbje e palidhur me emergjencë onkologjike si:**

**Kemi 2 grupe pacientësh:**

-   **Pacientë opioid naiv** – ata që në përditshmërinë e tyre nuk marrin trajtim mbajtës me opioid (Morfine, Fentanyl, Oxycodone, Tramadol etj)
-   **Pacientë opiod tolerantë** – ata që në përditshmërinë e tyre marrin trajtim mbajtës me opiod (Morfine, Fentanyl, Oxycodone, Tramadol etj)

**Dhimbja tek pacientët opioid-naive**

-   Dhimbja e lehtë – terapi jo-opiode dhe adiuvante sipas nevojës
-   Dhimbje e moderuar – Terapi jo-opiode dhe adiuvante me opioid me veprim të shkurtër sipas nevojës
-   Dhimbje e fortë/krizë – Hospitalizim

**Dhimbja tek pacientët opioid-tolerantë**

-   Dhimbja e lehtë – terapi jo-opiode dhe adiuvante sipas nevojës
-   Dhimbje e moderuar – Terapi jo-opiode dhe adiuvante me opioid me veprim të shkurtër sipas nevojës. Nëse nevojiten doza multiple të opioidit me veprim të shkurtër, mjeku juaj mund të konsideroj shtimin e dozës ose shimin e një opioidi me veprim të gjatë.
-   Dhimbje e fortë/krizë – Hospitalizim

## Terapia jo-opioide në menaxhimin e dhimbjes çfarë nënkupton?

Terapia jo-opioide përfshin trajtimin me barna të tilla si:

-   Acetaminophen (Aspirina)
-   Antiinflamatorë jo-steroid si Ibruprofen, Naproxen, Ketolorac (Përdorni çfarëdo AIJS që ka rezultuar efektiv më përpara për menaxhimin e dhimbjes së pacientit; në të kundërt konsideroni Ibuprofen me dozë maksimale)
-   Barnat inhibitore të COX-2 si Celekoksib

## Terapia adiuvante në menaxhimin e dhimbjes çfarë nënkupton?

Barnat antidepresive, antikonvulsive dhe kortikosteroidet janë linja e parë e trajtimit adiuvant për dhimbjen neuropatike të lidhur me kancerin.

Këto barna duhet të përdoren së bashku me opioidet për pacientët tek të cilët dhimbja nuk është e dominuar në mënyrë adekuate.

-   Antidepresivë : Efekti analgjezik nuk varet nga aktiviteti antidepresiv.
-   Antidepresivët triciklikë (TCA) si Amitriptilinë, Imipramine, Nortriptilinë, Desipramine
-   Frenuesit e rikapjes së serotoninës dhe norepinefrinës (SNRI) si Duloxetine, Venlafaxine
-   Gabapentine, Pregabaline
-   Kortikosteroidet: Zakonisht më së shumti përzgjidhet Dexamethasone.

## Cilat janë efektet anësore nga trajtimi me opioid?

Efektet kryesore anësore përfshijnë:

-   Kostipacioni
-   Nauzeja
-   Pruriti (kruarja)
-   Deliri
-   Depresioni respirator
-   Sedacioni

> **Kujdes!** Dozimi i medikamenteve të mësipërme bëhet sipas gjykimit e vlerësimit klinik që mjeku kryen për secilin pacientë.
>
> Barnat opioide duhen të jepen konform rekomandimeve të mjekut tuaj onkolog ose një specialisti të kujdesit paliativ.

---

**Shënim i rëndësishëm.** Ky artikull ka qëllim informues dhe edukativ. Nuk zëvendëson vizitën mjekësore dhe nuk duhet përdorur për të vendosur vetë mbi një trajtim. Çdo vendim për diagnostikimin ose trajtimin kërkon një vlerësim individual nga mjeku juaj.

Burimi: https://www.kleidamati.al/blog/dhimbja-ne-trajtimin-paliativ-kunder-kancerit/ — Dr. Kleida Mati, mjeke onkologe, Tiranë.
