---
title: "Dieta Mesdhetare për parandalimin e kancerit të prostatës"
description: "Burrat të cilët hanë fruta dhe perime në përditshmëri kanë më pak gjasa të diagnostikohen nga kanceri i prostates. Ky përfundim u arrit pas një studimi të kryer nga Universiteti i Australisë Jugore. Ylberi i ushiqmeve të pasura me disa mikronutrientë ndihmojnë parandalimin e kancerit…"
author: "Dr. Kleida Mati"
date: 2023-03-14
category: "Kancere të tjera"
tags: ["Dieta anti-kancer", "Dieta Mesdhetare", "Kancer prostate"]
url: https://www.kleidamati.al/blog/dieta-mesdhetare-per-parandalimin-e-kancerit-te-prostates/
language: sq-AL
site: Dr. Kleida Mati
---

# Dieta Mesdhetare për parandalimin e kancerit të prostatës

_Burrat të cilët hanë fruta dhe perime në përditshmëri kanë më pak gjasa të diagnostikohen nga kanceri i prostates. Ky përfundim u arrit pas një studimi të kryer nga Universiteti i Australisë Jugore. Ylberi i ushiqmeve të pasura me disa mikronutrientë ndihmojnë parandalimin e kancerit…_

Burrat të cilët hanë fruta dhe perime në përditshmëri kanë më pak gjasa të diagnostikohen nga kanceri i prostates. Ky përfundim u arrit pas një studimi të kryer nga [Universiteti i Australisë Jugore](https://www.unisa.edu.au/).

Ylberi i ushiqmeve të pasura me disa mikronutrientë ndihmojnë parandalimin e kancerit të prostatës si dhe përshpejtojnë rikuperimin pas trajtimit me radioterapi për kancerin e prostatës. Gjetjet e dy studimeve të publikuara ne revistën [Cancer](https://www.mdpi.com/2072-6694/15/1/77), theksojnë rëndësinë e dietës Mesdhetare dhe asaj Aziatike që përmbajnë këto lloje ushqimesh.

Studjuesit kanë krahasuar përqëndrimin e mikronutrientëve në plazmën e pacientëve me kancer prostate me atë të një grup kontrolli të shëndetshëm. Në pacientët me kancer prostate është vënë re një nivel i ulët i  luteinës, likopenit, alfa-karotenit dhe selenit si dhe një nivel i lartë i hekurit, squfurit dhe kalciumit krahasuar me grupin e kontrollit.

Burrat me përqëndrim të likopenit më të ulët se 0.25 mikrogram (ug) per mililitër (mL) dhe/ose përqëndrim të selenit më të ulët se 120ug/mL kanë risk më të lartë për zhvillim të kancerit të prostatës dhe janë më sensitivë ndaj efekteve anësore të radioterapisë.

Ushqimet e pasura me likopen përfshijnë domatet, pjepri, shalqiri, papaya, rrushi, pjeshkët, boronicat e kuqe. Ushiqmet e pasura me selen janë mishi i bardhë, peshku, vezët dhe arroret.

Autorët e studimit shprehen se ngrënia e ushqimeve të pasura natyrshëm me likopen dhe selen preferohet më shumë se marrja e suplementeve, për shkak të benefiteve të pakta të suplementeve sipas stdumeve të tjera.

Kanceri i prostatës mbetet një ndër llojet e kancerit më të rrezikshëm për burrat dhe mungesat nutricionale të lidhura me të janë ende jo shumë të njohura.

Ka të dhëna të tjera që sugjerojnë se bylmeti dhe ushqimet e varfëra në vitamin E rrisin riskun për kancer prostate por studime të tjera janë të nevojshme për të konfirmuar këtë korrelacion.

Studimi i kryer në popullatën e Australisë Jugore është i pari që ka vlerësuar përqëndrimin e mikronutrientëve në plazmë në pacientët me kancer prostate.

---

**Shënim i rëndësishëm.** Ky artikull ka qëllim informues dhe edukativ. Nuk zëvendëson vizitën mjekësore dhe nuk duhet përdorur për të vendosur vetë mbi një trajtim. Çdo vendim për diagnostikimin ose trajtimin kërkon një vlerësim individual nga mjeku juaj.

Burimi: https://www.kleidamati.al/blog/dieta-mesdhetare-per-parandalimin-e-kancerit-te-prostates/ — Dr. Kleida Mati, mjeke onkologe, Tiranë.
