---
title: "Mitet dhe faktet mbi vitaminën D dhe kancerin"
description: "Disa dekada më parë, mjekët vunë re një fenomen: personat në vendet e ngrohta e me diell kishin numër më të ulët të rasteve me kancer dhe më pak vdekje nga kanceri. Për të shpjeguar këtë diferencë, studiuesit filluan të analizonin ndikimin e vitaminës D, si një faktor potencial për…"
author: "Dr. Kleida Mati"
date: 2022-08-04
updated: 2025-07-24
category: "Kanceri i gjirit"
tags: ["Onkologjia", "Vitamina D"]
url: https://www.kleidamati.al/blog/mitet-dhe-faktet-mbi-vitaminen-d-dhe-kancerin/
language: sq-AL
site: Dr. Kleida Mati
---

# Mitet dhe faktet mbi vitaminën D dhe kancerin

_Disa dekada më parë, mjekët vunë re një fenomen: personat në vendet e ngrohta e me diell kishin numër më të ulët të rasteve me kancer dhe më pak vdekje nga kanceri. Për të shpjeguar këtë diferencë, studiuesit filluan të analizonin ndikimin e vitaminës D, si një faktor potencial për…_

Disa dekada më parë, mjekët vunë re një fenomen: personat në vendet e ngrohta e me diell kishin numër më të ulët të rasteve me kancer dhe më pak vdekje nga [kanceri](/blog/).

Për të shpjeguar këtë diferencë, studiuesit filluan të analizonin ndikimin e vitaminës D, si një faktor potencial për këtë ndryshim.

Megjithatë, edhe pas shumë viteve studime, ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nëse [vitamina D](https://aoos.com.al/product/Vitamin-D3-2500-IU-RwvzZ) mund të parandalojë vërtetë kancerin ose jo. Më poshtë mund të gjeni disa mite dhe fakte mbi lidhjen e vitaminës D me kancerin.

## **MIT: Vitamina D mund të parandalojë të gjithë llojet e kancerit**

Nuk ka mjaftueshëm të dhëna për ta mbështetur këtë. Psh. në një [studim te gratë e shëndetshme, postmenopauzante](https://scholarship.miami.edu/esploro/outputs/journalArticle/The-Womens-Health-Initiative-randomized-trial/991031597896702976), vitamina D dhe kalciumi nuk arritën të ulin riskun për kancer. Gjithashtu, edhe studime të tjera nuk kanë treguar për efekt anti-kancer të vitaminës D për kancer stomaku, kancer prostate dhe kancer ezofagu.

## **FAKT: Ka nje lidhje mes vitaminës D dhe kancerit kolorektal**

Në rastin e kancerit kolorektal të [dhënat janë në favor të vitaminës D](https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC8201292/). Edhe pse rezultatet e studimeve nuk janë plotësisht konkluzive, sugjerojnë fort se niveli i lartë i vitaminës D lidhet me risk më të ulët për të zhvilluar kancer kolorektal. Studime për lidhjen ndërmjet tyre janë duke u kryer vazhdimisht dhe në të ardhme do të kemi më shumë informacione mbi korrelacionin e vitaminës D me kancerin kolorektal.

## **MIT/FAKT: Gratë duhet të marrin vitaminë D për të ulur riskun për kancer gjiri**

Në këtë rast jemi ndërmjet mitit dhe faktit. Marrja e vitaminës D mund të reduktojë riskun në gratë me nivel të ulët të vitaminës D në gjak por studimet tregojnë se marrja e vitaminës D nuk redukton riskun e kancerit të gjirit në popullatë të përgjithshme.

[Të tjera gjetje nga studimet](https://aacrjournals.org/cancerpreventionresearch/article/14/9/825/666827/Vitamin-D-as-a-Potential-Preventive-Agent-For) që kanë lidhur nivelin e ulët të vitaminës D me riskun e shtuar për kancer gjiri, treguan se:

-   Në grate me kancer gjiri në stad të hershëm, ato gra që kishin nivel të ulët të vitaminës D, patën më shumë rekurrencë të sëmundjes se gratë me nivel normal të [vitaminës D](https://aoos.com.al/product/Vitamin-D3-2500-IU-RwvzZ).
-   Gratë me nivel normal të vitaminës D kishin 63% më pak mundësi për të zhvilluar kancer gjiri se gratë me nivel të ulët të vitaminës D.

## **FAKT: Personat që kanë nivel të ulët të vitaminës D duhet të marrin suplemente**

[Rreth 50% e njerëzve në botë nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D](https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMra070553). Meqenëse është shumë e rëndësishme për shumë aspekte shëndetësore, përfshirë mundësinë për të parandaluar disa lloje kanceri, [marrja e suplemeteve te vitamines D](https://aoos.com.al/product/Vitamin-D3-2500-IU-RwvzZ) ne rast mungese eshte e nevojshme. Mgjth. para se të vendosni për të marrë një suplement të vitaminës D është mirë të masni si fillim nivelin e vitaminës D në gjak.

* * *

-   [Venlafaxina si trajtim për simptomat vazomotore dhe distresin tek pacientet me kancer gjiri](https://medlink.al/2026/03/24/venlafaxina-si-trajtim-per-simptomat-vazomotore-dhe-distresin-tek-pacientet-me-kancer-gjiri/)
-   [Mitokondritë: trendi i ri i jetëgjatësisë apo një e vërtetë biologjike që kemi neglizhuar?](https://medlink.al/2026/02/21/mitokondrite-trendi-i-ri-i-jetegjatesise-apo-nje-e-vertete-biologjike-qe-kemi-neglizhuar/)
-   [Si ndikon diagnoza e kancerit në shëndetin seksual](/blog/si-ndikon-diagnoza-e-kancerit-ne-shendetin-seksual/)
-   [Në 2026, vendos si qëllim të bëhesh më i/e fortë](/blog/ne-2026-vendos-si-qellim-te-behesh-me-i-e-forte/)
-   [Të rejat që solli 2025 për trajtimin e kancerit](/blog/te-rejat-qe-solli-2025-per-trajtimin-e-kancerit/)
-   [Faktorët e riskut për kancerin e mushkërive: Jo vetëm duhani](/blog/faktoret-e-riskut-per-kancerin-e-mushkerive-jo-vetem-duhani/)

---

**Shënim i rëndësishëm.** Ky artikull ka qëllim informues dhe edukativ. Nuk zëvendëson vizitën mjekësore dhe nuk duhet përdorur për të vendosur vetë mbi një trajtim. Çdo vendim për diagnostikimin ose trajtimin kërkon një vlerësim individual nga mjeku juaj.

Burimi: https://www.kleidamati.al/blog/mitet-dhe-faktet-mbi-vitaminen-d-dhe-kancerin/ — Dr. Kleida Mati, mjeke onkologe, Tiranë.
