---
title: "Çfarë është Movember?"
description: "Pas Tetorit rozë, vjen koha për Nëntorin blu. Movember është një event i përvitshëm në Nëntor që ka në fokus ndërgjegjësimin mbi kancerin e prostatës, kancerin testikular dhe vetvrasjet te burrat. Movember është iniciativa më e madhe globale në lidhje me këto problematika shëndetësore…"
author: "Dr. Kleida Mati"
date: 2022-11-04
updated: 2025-07-24
category: "Kancere të tjera"
tags: ["Kancer prostate", "Kancer testikular", "Movember", "Vetvrasja"]
url: https://www.kleidamati.al/blog/movember-kancer-prostate-kancer-testikular/
language: sq-AL
site: Dr. Kleida Mati
---

# Çfarë është Movember?

_Pas Tetorit rozë, vjen koha për Nëntorin blu. Movember është një event i përvitshëm në Nëntor që ka në fokus ndërgjegjësimin mbi kancerin e prostatës, kancerin testikular dhe vetvrasjet te burrat. Movember është iniciativa më e madhe globale në lidhje me këto problematika shëndetësore…_

Pas Tetorit rozë, vjen koha për Nëntorin blu. [Movember](https://ch.movember.com/?home) është një event i përvitshëm në Nëntor që ka në fokus ndërgjegjësimin mbi [kancerin e prostatës](https://medlink.al/tag/kancer-prostate/), kancerin testikular dhe vetvrasjet te burrat.

Movember është iniciativa më e madhe globale në lidhje me këto problematika shëndetësore të burrave. Simbolika e kësaj levizjeje është rritja e mustaqeve ose shndërrimi i tyre në më kreative, fancy dhe moderne për të tërhequr vëmendje e për të folur për këto problematika shëndetësore kaq të rëndësishme për burrat.

Lëvizja drejtohet nga Fondacioni me të njëjtin emër, Movember. Ky fondacion lëvron fonde për të finacuar projekte kërkimore dhe suport për personat me këto problematika shëndetësore.

Miliona njerëz i janë bashkuar tashmë kësaj lëvizje, duke ndihmuar rritjen e projektit dhe implementimin e tij në gjithë botën me një impakt direkt në përmirësimin e cilësisë së jetës së burrave me këto gjendje shëndetësore por edhe në promovimin e një stili të shëndetshëm të jetës me qëllim parandalimin.

---

**Shënim i rëndësishëm.** Ky artikull ka qëllim informues dhe edukativ. Nuk zëvendëson vizitën mjekësore dhe nuk duhet përdorur për të vendosur vetë mbi një trajtim. Çdo vendim për diagnostikimin ose trajtimin kërkon një vlerësim individual nga mjeku juaj.

Burimi: https://www.kleidamati.al/blog/movember-kancer-prostate-kancer-testikular/ — Dr. Kleida Mati, mjeke onkologe, Tiranë.
