---
title: "Obeziteti dhe risku për kancer, mit apo fakt?"
description: "Obeziteti dhe risku për kancer janë tematika mjaft delikate që ndoshta ju ka qëlluar t’i hasni në shumë shkrime online. Por, a është obeziteti një sëmundje? Në vitet që po jetojmë tema e mbipeshës/obezitetit është mjaft e ndjeshme dhe reale. Obeziteti konsiderohet si një gjëndje ku…"
author: "Dr. Kleida Mati"
date: 2023-08-07
updated: 2025-07-24
category: "Jeta gjatë trajtimit"
tags: ["Dieta anti-kancer", "Kanceri", "Mbipesha", "Obeziteti", "Onkologjia"]
url: https://www.kleidamati.al/blog/obeziteti-dhe-risku-per-kancer-mit-apo-realitet/
language: sq-AL
site: Dr. Kleida Mati
---

# Obeziteti dhe risku për kancer, mit apo fakt?

_Obeziteti dhe risku për kancer janë tematika mjaft delikate që ndoshta ju ka qëlluar t’i hasni në shumë shkrime online. Por, a është obeziteti një sëmundje? Në vitet që po jetojmë tema e mbipeshës/obezitetit është mjaft e ndjeshme dhe reale. Obeziteti konsiderohet si një gjëndje ku…_

[Obeziteti](https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/32090513/) [](<http://Garvey WT, Mechanick JI. Proposal for a scientifically correct and medically actionable disease classification system \(ICD\) for obesity. Obesity \(Silver Spring\) 2020; 28\(3\):484–492. [PubMed Abstract]>)dhe risku për kancer janë tematika mjaft delikate që ndoshta ju ka qëlluar t’i hasni në shumë shkrime online. Por, a është obeziteti një sëmundje? Në vitet që po jetojmë tema e mbipeshës/obezitetit është mjaft e ndjeshme dhe reale. Obeziteti konsiderohet si një gjëndje ku personi ka një sasi dhe/ose shpërndarje të tepërt të dhjamit në trup. Krahasuar me personat me një peshë të shëndetshme, ata që janë mbipeshë ose obez paraqiten me risk më të lartë për një seri sëmundjesh si diabeti, hipertensioni, sëmundje kardiovaskulare dhe të paktën [13 lloje kanceri.](https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/25003901/)

Për të përcaktuar nëse dikush është obez, studiuesit përdorin atë që njihet si [indeksi i masës trupore (BMI)](https://medlink.al/stili-i-jeteses/kalkulatori-bmi/). BMI llogaritet duke përdorur peshën e personit (në kg) dhe gjatësinë e tij (në metra) dhe shprehet në kg/m2. Ajo siguron një matje më të saktë të obezitetit sesa pesha e vetme dhe për shumicën e personave është një indikator i mirë (ndonëse jo perfekt) i dhjamit trupor.

**BMI kg/m2**

**Kategoria e peshës**

Nën 18.5

Nënpeshë

18.5 – 24.9

I shëndetshëm

25.0 – 29.9

Mbipeshë

30.0 – 39.9

Obez

40.0 e më lartë

Obezitet i rëndë

Kategoritë standarte bazuar në vlerat e BMI për adultët 20 vjeç e sipër.

## Çfarë thonë studimet për lidhjen obezitetit dhe riskut për kancer?

Pothuajse të gjitha evidencat sugjerojnë një lidhje mes obezitetit dhe riskut për kancer. Tabela e mëposhtme tregon riskun e raportuar nga studimet e kryera.

**Tipi i kancerit**

**Risku për zhvillim të kancerit**

[Endometër](https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/23733771/)

7 herë më i shpeshtë tek personat me obezitet të rëndë\*
2–4 herë më i shpeshtë tek personat me obezitet ose mbipeshë

[Adenokarcinoma e ezofagut](https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/23148106/)

4.8 herë më e shpeshtë tek personat me obezitet të rëndë
2.4–2.7 herë më shpesh tek personat obez
1.5 herë më shpesh tek njerëzit mbipeshë

[Cardia gastrik (stomak)](https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/23697611/)

2 herë më shpesh tek njerëzit obez

[Hepar](https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/24615287/)

2 herë më shpesh tek njerëzit obez ose mbipeshë

[Renal](<http://Wang F, Xu Y. Body mass index and risk of renal cell cancer: A dose-response meta-analysis of published cohort studies. International Journal of Cancer 2014; 135\(7\):1673–1686. [PubMed Abstract]>)

2 herë më shpesh tek njerëzit obez ose mbipeshë

[Mieloma multiple](https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/21354783/)

1.1–1.2 herë më shpesh tek personat obez ose mbipeshë

[Meningioma](https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/26377253/)

1.5 herë më shpesh tek pacientët obez
1.2 herë më e shpeshtë tek personat mbipeshë

[Pankreas](https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/21105029/)

1.5 herë më e shpeshtë tek personat obez ose mbipeshë

[Kolo-rektal](https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/23349764/)

1.3 herë më shpesh tek personat obez

[Fshikëza e urinës](https://www.wcrf.org/wp-content/uploads/2021/02/gallbladder-cancer-report.pdf)

1.6 herë më shpesh tek personat obez
1.2 herë më shpesh tek personat mbipeshë

[Gjiri – Premenopauzante\*\*](https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/24375928/)

0.8 herë më shpesh tek personat obez ose mbipeshë

[Gjiri – Postme](<http://Munsell MF, Sprague BL, Berry DA, Chisholm G, Trentham-Dietz A. Body mass index and breast cancer risk according to postmenopausal estrogen-progestin use and hormone receptor status. Epidemiologic Reviews 2014; 36:114–136. [PubMed Abstract]>)[n](https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/24375928/)[opauzante](<http://Munsell MF, Sprague BL, Berry DA, Chisholm G, Trentham-Dietz A. Body mass index and breast cancer risk according to postmenopausal estrogen-progestin use and hormone receptor status. Epidemiologic Reviews 2014; 36:114–136. [PubMed Abstract]>)

1.2–1.4 herë më shpesh tek personat obez ose mbipeshë
1.2 herë më shpesh tek personat për çdo 5-unite rritje në BMI

[Ovar](https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/22606070/)\*\*\*

1.1 herë më shpesh tek personat për çdo 5-unite rritje në BMI

[Tiroide](https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/31638139/)

1.3 herë më shpesh tek njerëzit obez
1.26 herë më shpesh tek personat mbipeshë

\*\*Kanceri i gjirit hormon receptor-pozitiv tek gratë pre-menopauzante
\*\*\*BMI më i lartë lidhet me një risk lehtësisht të rritur për kancerin e vezores. Veçanërisht tek gratë që nuk kanë përdorur kurrë terapi hormonale menopauzale.

## Sa raste me kancer mund të vijnë nga obeziteti?

Një [studim](https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/30589925/) në Sh.B.A. vlerësoi se çdo vit mes 2011 – 2015 mes personave nga 30 vjeç e sipër, rreth 37.670 raste të reja me kancer në burra (4.7%) dhe 74.690 raste të reja tek gratë (9.6%) vinin si rrjedhojë e teprisë së peshës trupore (mbipeshë, obezitet ose obezitet i rëndë). Përqindja e rasteve që lidhej me tepricën e peshës trupore varionte gjerësisht mes llojeve të ndryshmë të kancerit: 51% tek kanceri i mëlçisë dhe kancer urotelial, 49.2% për kancer endometrial tek gratë, 30.6% për adenokarcinomë ezofageale tek burrat.

[Në një studim](https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/30548482/) u pa se për vitin 2012 teprica e peshës trupore ishte prezente në afërsisht 3.9% të të gjithë personave të diagnostikuar me kancer (544.300 raste). Ndër to 368.500 raste ishin gra dhe 175 800 raste ishin burra. Përqindja e kancerit të korreluar me mbipeshën varionte nga 1% tek vëndet e pazhvilluara dhe 7-8% tek disa vënde në zhvillim në perëndim, Lindjen e Mesme dhe në vëndet e Afrikës së Veriut.

## A ndikon humbja e peshës në uljen e riskut për kancer?

Disa studime kanë treguar se humbja e peshës së tepërt mund të reduktojë rrezikun e disa llojeve të kancerit, si kanceri i gjirit, i endometrit, i kolonit dhe i prostatës. Por, është e rëndësishme të mos harrohet që studimet tregojnë *vetëm një lidhje të mundshme dhe jo një shkak*ë**si *të drejtpërdrejtë* mes obezitetit dhe kancerit.

Një studim follow-up mbi peshën dhe kancerin e gjirit nga Women’s Health Initiative zbuloi se te gratë të cilat ishin mbipeshë ose obeze në fillim të studimit, ndryshimet në peshë (qoftë shtimi ose humbja) nuk lidheshin me riskun për kancer gjiri gjatë ndjekjes në vazhdimësi. Megjithatë, në një studim që grumbulloi të dhënat e marra prej 10 studimeve kohort, humbja e konsiderueshme e peshës lidhej me një risk të ulët për kancer gjiri mes femrave mbi moshën 50 vjeçare.

Ka shtim të të dhënave se humbja e peshës mund të zvogëlojë riskun për disa lloje kanceri si ai i gjirit (tek femrat post-menopauzante) dhe ai i endometrit. Ndonëse kemi ende shumë për të mësuar mbi lidhjen mes humbjes së peshës dhe riskut për kancer, njerëzit që janë mbipeshë ose obezë duhet të nxiten dhe mbështeten për të humbur disa kg. Kjo sepse përveç probabilitetit për një reduktim të riskut për kancer, mund të kenë edhe benefite të tjera shëndetësore si zvogëlimi i riskut për probleme kardio-vaskulare dhe diabet.

---

**Shënim i rëndësishëm.** Ky artikull ka qëllim informues dhe edukativ. Nuk zëvendëson vizitën mjekësore dhe nuk duhet përdorur për të vendosur vetë mbi një trajtim. Çdo vendim për diagnostikimin ose trajtimin kërkon një vlerësim individual nga mjeku juaj.

Burimi: https://www.kleidamati.al/blog/obeziteti-dhe-risku-per-kancer-mit-apo-realitet/ — Dr. Kleida Mati, mjeke onkologe, Tiranë.
