---
title: "PSMA PET-CT: ekzaminimi që po ndryshon praktikën klinike në kancerin e prostatës"
description: "Imazheria e saktë është një ndër hallkat më të rëndësishme në trajtimin e kancerit të prostatës. Me anë të imazheve kuptojmë më shumë mbi lokalizimin e tumorit, stadifikimin dhe jemi në gjendje të detektojmë rekurrencën e sëmundjes. PSMA PET-CT është cilësuar si një nga zbulimet…"
author: "Dr. Kleida Mati"
date: 2022-07-29
updated: 2022-09-07
category: "Kancere të tjera"
tags: ["Kancer prostate", "PSMA PET-CT"]
url: https://www.kleidamati.al/blog/psma-pet-ct-kancer-prostate/
language: sq-AL
site: Dr. Kleida Mati
---

# PSMA PET-CT: ekzaminimi që po ndryshon praktikën klinike në kancerin e prostatës

_Imazheria e saktë është një ndër hallkat më të rëndësishme në trajtimin e kancerit të prostatës. Me anë të imazheve kuptojmë më shumë mbi lokalizimin e tumorit, stadifikimin dhe jemi në gjendje të detektojmë rekurrencën e sëmundjes. PSMA PET-CT është cilësuar si një nga zbulimet…_

Imazheria e saktë është një ndër hallkat më të rëndësishme në trajtimin e kancerit të prostatës. Me anë të imazheve kuptojmë më shumë mbi lokalizimin e tumorit, stadifikimin dhe jemi në gjendje të detektojmë rekurrencën e sëmundjes.

PSMA PET-CT është cilësuar si një nga zbulimet kryesore në mjekësi në vitet e fundit, duke ofruar mundësinë e detektimit të rekurrencave të kancerit të prostatës më herët, e duke mundësuar në këtë mënyrë trajtimin e hershëm të tyre. PSMA PET-CT është një mënyrë jo invasive për të detektuar një biomarker fenotipik te kancerit të prostatës.

## Çfarë është një PSMA PET-CT?

Testet imayherike konvencionale të përdorura rutinë në kancerin e prostatës, siç janë CT, MRI dhe shintigrafia kockore, kanë mangësitë e tyre në diagnostikim. Krahasuar me opsionet konvencionale, PSMA PET-CT ka sensitivitet më të lartë ne identifikimin e metastazave, duke mundësuar trajtimin e tyre të hershëm.

Në ekzaminimin PET, radiogjurmuesi bën të mundur vizualizimin e indit tumoral me sensitivitet dhe specificitet të lartë. Në rastin e PSMA PET-CT, radiogjurmuesi është me PSMA – antigjeni membranor prostatë-specifik, e cila është një proteinë sipërfaqësore që shprehet në më shumë se 80% të burrave me kancer prostate. Është parë se radiogjurmuesit me PSMA  mund të identifikojnë më herët limfonodujt e vegjël ose metastazat në distancë, çka në disa raste ndryshon plotësisht qasjen e trajtimit në kancerin e prostatës.

**Llojet e radiogjurmuesve i gjeni në tabelën më poshtë:**

**Radiogjurmuesi**

**Targeti fiziologjik**

**Karateristika**

**F-FDG**

Metabolizmi i glukozës

– Gjerësisht i përdorur

– Indikator i rëndësishëm prognostik në kancerin e avancuar të prostatës

– Sensitivitet i ulët për shkak të metabolizmit të ulët të glukozës nga kanceri i prostatës

**C-choline**

Sintezë membranore qelizore

– Sensitivitet më i lartë se FDG PET-CT

– Sensitiviteti dhe specificiteti ndryshon në rekurrencë biokimike – veçanërisht në nivel të ulët të PSA

**F-choline**

Sintezë membranore qelizore

– Performancë e lartë diagnostikuese për stadifikim

– Gjysmë-jetë e gjatë – 109.8 min, nuk ka nevojë për cyclotron

**F-fluciclovine**

Transporti i aminoacideve

– I dobishëm në ristadifikim, veçanërisht në nivel të lartë të PSA

– Superiore ndaj kolinës

– Sensitiviteti dhe specificiteti mund të ndryshojnë në varësi të lokalizimit të metastazave

**PSMA**

Targeton PSMA

– Sensitivitet dhe specificitet i lartë edhe në nivel të ulët të PSA.

– Aprovuar në Dhjetor 2020

## Ku mund të kryhet ky ekzaminim?

Implementimi i këtij ekzaminimi ka ndodhur vetëm në vitet e fundit, kur në vitin 2020, kjo teknologji u aprovua nga FDA në bazë të një studimi klinik të fazës III, i cili demonstroi se ky ekzaminim ishte më i saktë në diagnostikimin e kancerit të prostatës se modalitetet standarde imazherike.

Duke qenë se është një teknologji shumë e re, edhe qendrat spitalore të cilat kanë filluar aplikimin e këtij ekzaminimi në pacientë janë të pakta. Deri tani, në Shqipëri ky ekzaminim nuk është i mundur të kryhet as në spitalet publike dhe as në ato private.

* * *

-   [BREAKWATER: terapia e targetuar hyn në linjën e parë të kancerit kolorektal metastatik me mutacion BRAF V600E](https://medlink.al/2026/08/26/breakwater-terapia-e-targetuar-hyn-ne-linjen-e-pare-te-kancerit-kolorektal-metastatik-me-mutacion-braf-v600e/)
-   [Një vaksinë për çdo pacient – A do të jetë kjo e ardhmja e trajtimit të kancerit?](/blog/nje-vaksine-per-cdo-pacient-a-do-te-jete-kjo-e-ardhmja-e-trajtimit-te-kancerit/)
-   [Imunoterapia e kombinuar fiton terren në kancerin kolorektal metastatik MSI-H/dMMR](https://medlink.al/2026/08/24/imunoterapia-e-kombinuar-fiton-terren-ne-kancerin-kolorektal-metastatik-msi-h-dmmr/)
-   [Mbi çfarë provash po miratohen sot barnat kundër kancerit nga FDA?](/blog/mbi-cfare-provash-po-miratohen-sot-barnat-kunder-kancerit-nga-fda/)
-   [Liposarkoma e dediferencuar: Abemaciclib si nje opsion i ri i trajtimit](/blog/liposarkoma-e-dediferencuar-abemciclib-si-nje-opsion-i-ri-i-trajtimit/)
-   [Daraxonrasib: Terapia e re për kancerin e pankreasit](/blog/daraxonrasib-terapia-e-re-per-kancerin-e-pankreasit/)

---

**Shënim i rëndësishëm.** Ky artikull ka qëllim informues dhe edukativ. Nuk zëvendëson vizitën mjekësore dhe nuk duhet përdorur për të vendosur vetë mbi një trajtim. Çdo vendim për diagnostikimin ose trajtimin kërkon një vlerësim individual nga mjeku juaj.

Burimi: https://www.kleidamati.al/blog/psma-pet-ct-kancer-prostate/ — Dr. Kleida Mati, mjeke onkologe, Tiranë.
