Enhertu – konfirmohet si zgjedhja më e mirë në trajtimin e kancerit të gjirit metastatik HER2+

SAN ANTONIO – dy studime të fazës 3 konfirmuan efektin e Enhertu si trajtimi i linjës së dytë dhe të tretë në kancerin e gjirit metastatik HER2+. Rezultatet e studimeve DESTINY-Breast02 dhe DESTINY-Breast03 u prezantuan në SABCS. Studimet vendosën një radhë të re në sekuencën e…

Rishikuar mjekësisht · Rishikuar nga Dr. Kleida Mati

SAN ANTONIO – dy studime të fazës 3 konfirmuan efektin e Enhertu si trajtimi i linjës së dytë dhe të tretë në kancerin e gjirit metastatik HER2+.

Rezultatet e studimeve DESTINY-Breast02 dhe DESTINY-Breast03 u prezantuan në SABCS. Studimet vendosën një radhë të re në sekuencën e terapive për kancerin e gjirit metastatik HER2+, duke e konfirmuar Enhertu-n si zgjedhjen më të përshatatshme në linjën e dytë dhe të tretë të trajtimit.

Studimi DESTINY-Breast03

Në studimin DESTINY-Breast03 u krahasua efekti i Enhertu kundër Kadcyla (T-DM1). Rezultatet treguan se 77.4% e pacientëve nën trajtim me Enhertu ishin gjallë 2 vjet nga trajtimi, krahasuar me 66.9% të pacientëve nën trajtim me Kadcyla. Tre vjet nga trajtimi, Enhertu vazhdon të tregojë benefit më të madh në mbijetesë në krahasim me Kadcyla (69.3% vs. 55.4%). Lajmi më i mirë ishte se mbijetesa mesatare nuk është arritur për të dy grupet e pacienteve, që do të thotë që këta pacientë vazhdojnë të përfitojnë nga efekti i këtyre barnave prej më shumë se 3 vjetësh.

Këto rezultate e rikonfirmuan Enhertu-n si standardin e ri të trajtimit të linjës së dytë, pas trajtimit në linjë të parë më trastuzumab dhe taksane.

Studimi DESTINY-Breast02

Në studimin DESTINY-Breast02, janë përfshirë pacientë që janë trajtuar më parë me Kadcyla. Në këtë studim është krahasuar aktiviteti i Enhertu kundër Trastuzumab+kimioterapi ose Lapatinib+kimioterapi. Efekti i Enheru rezultoi shumë më i lartë se ai i kombinimeve të tjera. Në 2 vjet nga fillimi i trajtimit 42.2% e pacienteve në grupin Enhertu nuk kishin progres të sëmundjes krahasuar me 13.9% në grupin e kombinimeve të tjera. Këto rezultatet e konfimruan Enhertu si një linjë e trete efektive në këta pacientë.

Megjithatë, në onkologji ka një rregull që terapitë më të mira duhet të përdoren në linjat e para të trajtimit, kur pacientët kanë mundësi të përballojnë trajtimin më mirë.

Aktualisht, sekuenca ideale e trajtimit për pacientët me kancer gjiri metastatik HER2+ do të ishtë përfshirja e Perjeta (pertuzumab) në linjën e parë, Enhertu si linjë e dytë e trajtimit dhe Kadcyla si linja e tretë e trajtimit.

Tashmë Enhertu është duke u aprovuar në shumë vende edhe për trajtimin e kancerit të gjirit metastatik HER2-low. Gjithashtu është aprovuar për trajtimin e kancerit të pulmonit HER2+ dhe kancerit të stomakut HER2+.

Studime të tjera janë duke vlerësuar efektin e Enhertu në kombinim me Perjeta, në linjën e parë të trajtimit të kancerit të gjirit metastatik HER2+.

Shënim i rëndësishëmKy artikull ka qëllim informues dhe edukativ. Nuk zëvendëson vizitën mjekësore dhe nuk duhet përdorur për të vendosur vetë mbi një trajtim. Çdo vendim për diagnostikimin ose trajtimin kërkon një vlerësim individual nga mjeku juaj.