Është e dobishme për shpjegimin e një raporti histopatologjik, imazherie ose analizash, për diskutimin e mundësive të trajtimit, për një opinion të dytë mbi një plan trajtimi ekzistues, për pyetje rreth efekteve anësore dhe për orientim mbi testet gjenetike dhe molekulare.
Nuk është e përshtatshme për raste urgjente ose simptoma akute, për ekzaminim fizik, për përshkrimin e një trajtimi pa dokumentacionin mjekësor përkatës, apo për një diagnozë të re pa ekzaminimet e nevojshme.
Pas konfirmimit të konsultës online merrni me email një lidhje personale e të sigurt, ku ngarkoni raportet, imazheritë, analizat ose fotografitë e dokumenteve (PDF, JPG, PNG, HEIC, Word) — të paktën 30 minuta para takimit, që Dr. Mati të përgatitet për rastin tuaj. Dokumentet i sheh vetëm ajo dhe fshihen automatikisht pas periudhës së ruajtjes.
Mos i bashkëngjitni dokumentet mjekësore në formularët e faqes dhe mos i dërgoni me email.
Në katër hapa: vlerësimi i diagnozës (biopsia, ekzaminimet imazherike dhe testimet molekulare); përzgjedhja e trajtimit të personalizuar sipas stadit të sëmundjes, profilit molekular dhe gjendjes së përgjithshme; diskutimi i opsioneve terapeutike — qëllimi i trajtimit, përfitimet e pritshme dhe efektet anësore të mundshme; dhe ndjekja gjatë trajtimit, me përshtatjen e planit sipas ecurisë.
Çdo plan trajtimi është individual dhe përcaktohet vetëm pas vlerësimit mjekësor.
Jo. Artikujt janë shkruar nga Dr. Mati me qëllim informues dhe edukativ, për pacientët dhe familjet. Ata nuk zëvendësojnë vizitën mjekësore dhe nuk duhen përdorur për të vendosur vetë mbi një trajtim; çdo vendim për diagnostikimin ose trajtimin kërkon vlerësim individual nga mjeku.