PSMA PET-CT: ekzaminimi që po ndryshon praktikën klinike në kancerin e prostatës
Imazheria e saktë është një ndër hallkat më të rëndësishme në trajtimin e kancerit të prostatës. Me anë të imazheve kuptojmë më shumë mbi lokalizimin e tumorit, stadifikimin dhe jemi në gjendje të detektojmë rekurrencën e sëmundjes. PSMA PET-CT është cilësuar si një nga zbulimet…
Rishikuar mjekësisht · Rishikuar nga Dr. Kleida Mati
Imazheria e saktë është një ndër hallkat më të rëndësishme në trajtimin e kancerit të prostatës. Me anë të imazheve kuptojmë më shumë mbi lokalizimin e tumorit, stadifikimin dhe jemi në gjendje të detektojmë rekurrencën e sëmundjes.
PSMA PET-CT është cilësuar si një nga zbulimet kryesore në mjekësi në vitet e fundit, duke ofruar mundësinë e detektimit të rekurrencave të kancerit të prostatës më herët, e duke mundësuar në këtë mënyrë trajtimin e hershëm të tyre. PSMA PET-CT është një mënyrë jo invasive për të detektuar një biomarker fenotipik te kancerit të prostatës.
Çfarë është një PSMA PET-CT?
Testet imayherike konvencionale të përdorura rutinë në kancerin e prostatës, siç janë CT, MRI dhe shintigrafia kockore, kanë mangësitë e tyre në diagnostikim. Krahasuar me opsionet konvencionale, PSMA PET-CT ka sensitivitet më të lartë ne identifikimin e metastazave, duke mundësuar trajtimin e tyre të hershëm.
Në ekzaminimin PET, radiogjurmuesi bën të mundur vizualizimin e indit tumoral me sensitivitet dhe specificitet të lartë. Në rastin e PSMA PET-CT, radiogjurmuesi është me PSMA – antigjeni membranor prostatë-specifik, e cila është një proteinë sipërfaqësore që shprehet në më shumë se 80% të burrave me kancer prostate. Është parë se radiogjurmuesit me PSMA mund të identifikojnë më herët limfonodujt e vegjël ose metastazat në distancë, çka në disa raste ndryshon plotësisht qasjen e trajtimit në kancerin e prostatës.
Llojet e radiogjurmuesve i gjeni në tabelën më poshtë:
Radiogjurmuesi
Targeti fiziologjik
Karateristika
F-FDG
Metabolizmi i glukozës
– Gjerësisht i përdorur
– Indikator i rëndësishëm prognostik në kancerin e avancuar të prostatës
– Sensitivitet i ulët për shkak të metabolizmit të ulët të glukozës nga kanceri i prostatës
C-choline
Sintezë membranore qelizore
– Sensitivitet më i lartë se FDG PET-CT
– Sensitiviteti dhe specificiteti ndryshon në rekurrencë biokimike – veçanërisht në nivel të ulët të PSA
F-choline
Sintezë membranore qelizore
– Performancë e lartë diagnostikuese për stadifikim
– Gjysmë-jetë e gjatë – 109.8 min, nuk ka nevojë për cyclotron
F-fluciclovine
Transporti i aminoacideve
– I dobishëm në ristadifikim, veçanërisht në nivel të lartë të PSA
– Superiore ndaj kolinës
– Sensitiviteti dhe specificiteti mund të ndryshojnë në varësi të lokalizimit të metastazave
PSMA
Targeton PSMA
– Sensitivitet dhe specificitet i lartë edhe në nivel të ulët të PSA.
– Aprovuar në Dhjetor 2020
Ku mund të kryhet ky ekzaminim?
Implementimi i këtij ekzaminimi ka ndodhur vetëm në vitet e fundit, kur në vitin 2020, kjo teknologji u aprovua nga FDA në bazë të një studimi klinik të fazës III, i cili demonstroi se ky ekzaminim ishte më i saktë në diagnostikimin e kancerit të prostatës se modalitetet standarde imazherike.
Duke qenë se është një teknologji shumë e re, edhe qendrat spitalore të cilat kanë filluar aplikimin e këtij ekzaminimi në pacientë janë të pakta. Deri tani, në Shqipëri ky ekzaminim nuk është i mundur të kryhet as në spitalet publike dhe as në ato private.
- BREAKWATER: terapia e targetuar hyn në linjën e parë të kancerit kolorektal metastatik me mutacion BRAF V600E
- Një vaksinë për çdo pacient – A do të jetë kjo e ardhmja e trajtimit të kancerit?
- Imunoterapia e kombinuar fiton terren në kancerin kolorektal metastatik MSI-H/dMMR
- Mbi çfarë provash po miratohen sot barnat kundër kancerit nga FDA?
- Liposarkoma e dediferencuar: Abemaciclib si nje opsion i ri i trajtimit
- Daraxonrasib: Terapia e re për kancerin e pankreasit